Ardon Jashari në radarin e shumë klubeve të mëdha italiane

Futboll

Ardon Jashari në radarin e shumë klubeve të mëdha italiane

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 06:12
Ardon Jashari

Ardon Jasharit i janë dashur pak muaj te Club Brugge për të dëshmuar potencialin që ka.

Jashari në verën e kaluar u transferua nga Luzerni te klubi belg. Dhe verën e ardhshme mund ta bëj hapin gjigant në karrierë.

“Calciomercato” ka raportuar se për Jasharin tani po interesohen Juventusi, Napoli dhe Atalanta. 

22-vjeçari pak javë më parë vazhdoi kontratën me Club Brugge, por gjasat që të mbetet në Belgjikë edhe pas verës po zvogëlohen vazhdimisht.

Një top-ligë dhe top-klub duket se është destinacioni i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat