Napoli i Antonio Kontes, vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit anësor të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është pjesë e Lilës.
Mediat italiane raportojnë se skuadra nga Serie A mbetet e vendosur për të siguruar shërbimet e Zhegrovës, duke e konsideruar atë si një përforcim të rëndësishëm për sulmin.
Napoli kishte bërë përpjekje për ta transferuar 25-vjeçarin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Lilë nuk pranoi ta lejojë largimin e yllit të Kosovës, duke e mbajtur në skuadër deri në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të fundit, vetë Zhegrova është i prirur për një ndryshim ambienti dhe synon të largohet nga Lilë gjatë afatit të verës.
Aktualisht, ai po përballet me një lëndim dhe pritet të rikthehet në fushë në mes të muajit mars. Zhegrova ka një kontratë me klubin francez që skadon në verën e vitit 2025.