Courtois tregoi se ishte Hazard

Futboll

Courtois tregoi se ishte Hazard

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:16
Thibaut Courtois

Portieri belg, Thibaut Courtois, ka qenë së fundi në një intervistë me legjendën angleze, Rio Ferdinand.

Belgu, ka folur për shumë tema të ndryshme rreth karrierës së tij si dhe për ecurinë e bashkëlojtarit të tij, Vinicius Jr-i.

Madje Courtois tregoi se ishte Hazard, që i thoshte se Viniciusi do të bëhej një lojtar i mirë.

“Mendova se Vini Jr-i do të ishte i mirë, por nuk e prisja që ai të ishte aq i shkëlqyer.

I vetmi djalë që më tha “do ta shohësh pas disa vjetësh” ishte Eden. Eden më tha menjëherë, ai tha “ky djalë do të jetë i mirë”, u shpreh Courtois.

Courtois, iu bashkua Real Madridit në vitin 2018 nga Chelsea, ku u shndërrua në një nga portierët më të mirë në botë.

Ai ka arritur të bëjë 267 paraqitje për Realin, duke arritur të fitonte tituj të rëndësishëm në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat