Egnatia me mungesa drejt Korçës

Futboll

Egnatia me mungesa drejt Korçës

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:53
Egnatia

Egnatia do të luajë në një transfertë të vështirë në kuadër të javës së 26-të të Superiores. Duel ky që do të zhvillohet ditën e shtunë në Korçë në orën 17:00.

Një sfidë ku rrogozhinasit nuk duan rezultat tjetër veçse fitores për të mbajtur të sigurtë vendin e parë në klasifikim. Nuk do të jetë aspak e lehtë për kampionët të cilët gjejnë përballë një skuadër të uritur për fitoren dhe që lufton për mbijetesën.

Kjo pasi Edlir Tetova do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Ndaj Skënderbeut nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Edison Ndrecës dhe të Albano Aleksit. Të dy do të mungojnë për arsye kartonësh, me futbollistët që kanë plotësuar numrin 4 të tyre.

Nëse për rrogozhinasit mungesa e tyre iu shkakton “dhimbje koke” nga ana tjetër për Skënderbeun është një lajm i mirë mungesa e 2 titullarëve të Egnatias. Një duel që merr vëmendjen e tifozëve dhe që luhet për objetiva të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat