Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka dhënë detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit, Rilind Berisha.
26 vjeçari u gjet dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Policia tha se i ka nisur hetimet për vdekjen e ish-futbollistit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i gjyqtarit Berisha është denoncuar rreth orës 11:40 të së hënës.
“HETIM I VDEKJES. Pejë 17.02.2025-11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.