“Niko Dovana” një ‘”makth” për Tiranën

Futboll

“Niko Dovana” një ‘”makth” për Tiranën

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Tirana

Tirana do të luajë një tjetër “finale” mbijetese në këtë javë.

Bardheblutë ditën e shtunë do të duelojnë në transfertë me Teutën, sfidë që do të startojë në orën 17:00.

Një sfidë ku sigurisht “djemtë” e Bledi Shkëmbit do të tentojnë vazhdimësinë dhe një tjetër 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën. Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi “Niko Dovana” prej vitesh është kthyer në një “makth” për kryeqytetasit.

Kjo pasi Tirana prej thuajse 3 vitesh nuk arrin të fitojë në Durrës. Saktësisht fitorja e fundit e kryeqytetasve ndaj Teutës në “Niko Dovana” është më 2 mars 2022. Në atë ndeshje bardheblutë triumfonin me dygolëshin e Taulant Seferit.

Shkëmbi tashmë përveç 3 pikëve në Durrës do të synojë të thyejë edhe një “tabu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat