Atletico Madridi humbet kapitenin e saj pas një lëndimi

Futboll

Atletico Madridi humbet kapitenin e saj pas një lëndimi

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:03
Koke

Atletico Madridi ka marrë një goditje të madhe në garën për titull.

Ylli i tyre njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës, Koke ka pësuar një lëndim në muskuj.

Spanjolli, kishte pasur disa shqetësime në ndeshjen e së shtunës ndaj Celta Vigos, ku pas disa testimeve u konfirmua edhe lëndimi i tij.

Ende nuk dihet se sa do të mungoje Koke jashtë fushave të blerta, me spanjollin që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Colchoneros”.

Gjatë këtij sezoni, Koke ka bërë rreth 35 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe bëri 2 asistime për klubin bardhekuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat