Ish-mesfushori i Chelsea, John Obi Mikel ka folur së fundi në podcastin e tij.
Për “ObiOne”, nigeriani është shprehur i frustruar me situatën e ish-klubit të tij, duke ju referuar humbjeve ndaj Brightonit si dhe krizës në sulm.
Madje ai kishte një kërkesë për drejtuesit e “bluve”.
Drejtori i Chelseat Winstanley, e di që po e shikon këtë. Na merrni një SULMUES, na duhet dikush që të ndihmojë Jacksonin”.
“Merrni Osimhen apo Gyokeres, merrni këta djem, raporti i shënimit të golave është absolutisht fantastik”, u shpreh Mikel.