Hansi Flick po e shijon suksesin e Barcelonës së tij, e cila e mposhti mbrëmë Rayo Vallecanon me rezultat 1:0 për ta marrë primatin në La Liga, të cilin tash e ndan së bashku me Real Madridin.
Trajneri gjerman u pyet për mungesën e habitshme të mbrojtësit Jules Kounde, ndërsa sqaroi gjithçka pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Para një loje dua që të gjithë ta dinë se çka duhet të bëjnë në fushë dhe i kemi 2-3 takime. Ai arriti me vonesë dhe siç e parashohin rregullat e klubit, më pas ndodh ajo që ndodhi sot. E bëra këtë për respekt ndaj shokëve të tij të skuadrës, ndaj klubit dhe ndaj tifozëve”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Kounde pritej të startonte si mbrojtës i djathtë, por një orë para ndeshjes kur u publikua 11-shja e parë, u pa mungesa e emrit të futbollistit francez, i cili u zëvendësua me Hector Fort.
Sa për informatë, Barcelona fitoi në fund me rezultat 1:0 falë golit të Robert Lewandowskit, të shënuar nga penalltia në pjesën e parë.