Detaje të reja vijnë nga Turqia në lidhje me të ardhmen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen.
Lojtari 26-vjeçar është aktualisht pjesë e Gallatasaraj (ku luan i huazuar), por në pronësi të Napoli.
Mediat konfirmojnë se Manchester United ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për transferimin e tij në Premier League sezonin tjetër. “Djajtë e kuq” do të paguajnë klauzolën prej 65 milionë euro te Napoli.
Kjo shumë do të shkojë tërësisht ne Napoli, që ka kohë që kërkon të largojë Osimhen. Disa ekipe angleze dhe PSG janë vënë në gjurmët e tij, por duket se ai ka zgjedhur të luajë me United.
Osimhen realizoi dy gola dje në fitoren 2-1 të Gallatasaraj në fushën e Rizespor.
Sulmuesi, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Napoli, këtë sezon ka realizuar 19 gola në 24 ndeshje zyrtare me turqit.