De Ligt zbulon problemin kryesor të Manchester United

Futboll

De Ligt zbulon problemin kryesor të Manchester United

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:37
De Ligt

Sezoni 2024-2025 i Manchester United vijon të jetë me hope, një ekip që ka zbritur në mënyrë katastrofike në vendin e 15-të në Premier League.

Skuadra e “djajve të kuq” u mund në sfidën e fundit 0-1 nga Tottenham.

Mbrojtësi i United, Matthijs de Ligt, duke folur për mediat ka përdorur tone të ashpra: “Mendoj se në fund gjëja themelore në futboll është të përfitosh nga mundësitë dhe së fundi jemi të pafat.

Nëse humbet, ka shumë për të përmirësuar.

Ne nuk jemi aty ku duhet të jetë United dhe nëse do ta dija zgjidhjen do ta kisha thënë dhe do t’i kishim fituar ndeshjet.

Ka shumë për të përmirësuar dhe duhet të shikojmë brenda vetes për të qenë të përgjegjshëm.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, sepse nëse jemi vetëm, nuk do të arrijmë kurrë rezultate”, tha De Ligt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat