Presioni te Milani

Futboll

Presioni te Milani

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me duelet e kthimit të fazës Play Off, ku do të mësohen dhe 4 ekipet e para që do të shkojnë në fazën 1/8-ve.

Gjithçka nis në orën 18:45 në “San Siro”, me Milanin që pret Feyenoord.

Një javë më parë në Rotterdam ishin vendasit që fituan 1-0, ndaj dhe e nisin këtë duel më të favorizuar. Skuadra e Sergio Conceiçaos do duhet që minimalisht në 90 minuta të shënojnë një gol për ta dërguar ndeshjen me shtesë.

Në orën 21:00 luhen tre ndeshjet e radhës.

Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit duhet të përmbysë humbjen 2-1 me Club Brugge, pasi ndeshja e parë prodhoi shumë polemika për shkak të arbitrimit.

Bayerni do të luajë ndaj Celtic, me avantazhin e fitores në duelin e parë, ndërkohë që në Lisbonë ‘Shqiponjat’ e Benficës janë në avantazh të po një goli kundër Monacos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat