Barcelona po vazhdon nëpër një formë të jashtëzakonshme

Futboll

Barcelona po vazhdon nëpër një formë të jashtëzakonshme

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:44
Flick

Barcelona po vazhdon nëpër një formë të jashtëzakonshme në La Liga.

Gjiganti katalunas e mposhti mbrëmë Rayo Vallecanon me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Robert Lewandowski për ta marrë primatin në La Liga.

Në fakt, “Blaugrana” tash kanë pikë të njëjta me Real Madridin, i cili pati rënie të formës dhe të rezultateve në ndeshjet e fundit.

E trajneri Hansi Flick po e shijon këtë moment “PO” të Barçës, ndërsa fillimisht e analizoi ndeshjen e mbrëmshme.

“Jam paksa i lodhur, kemi luajtur kundër një kundërshtari të vështirë, e bëmë një punë të shkëlqyeshme dhe jemi mjaft të kënaqur. Edhe lojtarët janë të kënaqur. Mund të bëjmë edhe më mirë, por ata ishin të pamposhtur qe nëntë ndeshje dhe ishte një fitore e madhe për ne. Ta marrim pozitën e parë në tabelë është mjaft pozitive.”

“Szczesny? I bëri disa pritje të shkëlqyeshme, të cilat na mundësuan që ta mbanim portën e paprekur. Një portë e paprekur e ndryshon mentalitetin tonë. Jemi përmirësuar.”

“Polemikat me gjyqtarë për golin e anuluar të mysafirëve? Nuk e kam parë situatën. E kemi VAR-in dhe besoj në VAR, kjo është e tëra që mund ta them.”

“Lewandowski i mllefosur në fushë? Është një vendim imi.

dëshiron të luajë gjithmonë dhe të shënojë më shumë gola. Jam mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij, e shënoi një gol mjaft të rëndësishëm, por jam unë ai që vendos dhe ata (lojtarët) duhet ta pranojnë vendimin.”

“Paraqitja e Pedrit? Fizikisht është më mirë dhe kjo është meritë e punonjësve tanë fizikë. E kanë bërë një punë spektakolare. Është edhe meritë e Decos, i cili ua vazhdoi të gjithëve kontratat. Pedri e bëri një lojë të madhe, është i jashtëzakonshëm.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat