​Shqipëria U21 aranzhon miqësore me Luksemburgun

Futboll

​Shqipëria U21 aranzhon miqësore me Luksemburgun

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:46
​Shqipëria U21 aranzhon miqësore me Luksemburgun

Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në muajin mars.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se ky takim miqësor do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Ëohlfart” të Luksemburgut në ora 18:30.

Një miqësore shumë e vlefshme për përfaqësuesen U-21, që drejtohet nga trajneri shqiptar Alban Bushi.

Kjo miqësore do t’i shërbejë teknikut kuqezi dhe stafit të ekipit ‘Shpresa’ të shohin në aksion grupin që kanë në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka bërë të ditur se po punon për të finalizuar edhe një tjetër ndeshje miqësore për ekipin kombëtar U-21 në muajin mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat