La Liga lë jashtë gjyqtarin Montero për ndeshjet e javës së ardhshme

Futboll

La Liga lë jashtë gjyqtarin Montero për ndeshjet e javës së ardhshme

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 15:20
Pamje nga një ndeshje

Gjyqtari spanjoll, Jose Luis Munuera Montero ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit.

Sipas “Relevo”, Komiteti Teknik i Arbitërve(CTA) ka vendosur që ta lë jashtë Monteron për ndeshjet e javës së ardhshme në La Liga.

Spanjolli, është shndërruar në një figurë urrejtje për tifozët e Realit pasi që i dha kartonin e kuq, Jude Bellinghamit pas protestimeve të tij ku dyshohet se kishte sharë gjyqtarin Montero.

Ai po ashtu kishte dhënë karton të verdhë edhe për Ancelottin, për shkak të protestave ku kërkonte penallti.

Kujtojmë se ndeshja e shumëpërmendur mes Osasunës dhe Real Madridit ishte mbyllur me rezultat 1-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat