Bayern bën ndryshime në mbrojtje dhe hedh sytë nga Milani!

Futboll

Bayern bën ndryshime në mbrojtje dhe hedh sytë nga Milani!

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 17:25
Milani

Mbrojtësi i Milanit, Malick Thiaw, është propozimi më i fundit që i është dërguar Bayernit për merkaton e mbrojtjes. Vera e ardhshme pritet të jetë një revolucion i vërtetë në Mynih dhe gjermani është një nga objektivat e momentit.

“Jam gjerman. Jam rritur në Gjermani. Ja pse transferimi në Bundesligë padiskutim që është një hap i radhës që e mirëpres në të ardhmen”, është shprehur 23-vjecari së fundmi.

I lindur në Düsseldorf, ai e bëri kapërcimin si lojtar profesionist te Schalke 04 para se të kalonte te Milani në 2022. Deri tani, ai numëron 55 paraqitje në Serie A dhe 12 në Champions League.

Thiaw ka luajtur tri herë me kombëtaren gjermane. Jo keq për moshën e tij. Vlera e tij në treg llogaritet 25-30 mln euro, shifër që Bayern do të ishte i gatshëm ta paguante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat