Milani me “4 Fantastikët” në fushë

Futboll

Milani me “4 Fantastikët” në fushë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Liga e Kampioneve do të njihet sot me të kualifikuarin e parë të fazës “play-off”.

Milani pret Fejenordin në orën 18:45, teksa sfida e parë u fitua nga holandezët me rezultatin 1-0.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga trajnerët Konseisao dhe Boskart. Milani zbret në fushë me “4 Fantastikët”, që janë Himenez, Leoao, Pulisiç dhe Zhoao Feliks.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Manja, Uokër, Çau, Pavloviç, Hernandez, Musah, Reijnders, Pulisiç, Zhoao Feliks, Leao, Himenez

Trajner: S. Konseisao

Fejenord: Velenrojter, Smal, Hancko, Belen, Red, Bueno, Moder, Milambo, Paiksao, Redmon, Musa

Trajner: P. Boshar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat