Gjimshiti me Atalantën befasohen, eliminohen nga Champions League

Skuadra e Club Brugge ka befasuar në Bergamo, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Atalantës.
Edhe ndeshjen e parë e ka fituar skuadra belge me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kualifikohen në të tetën e finales së Champions League.
Ndeshjet
Atalanta - Club Brugge 1:3 (1:2)
Bayern - Celtic 1:1 (2:1)
Benfica - Monaco 3:3 (1:0)
Në kllapa ndeshjet e para
Talb (3' e 27') dhe Jutgla (45+3') shënuan për fitoren e udhëtuesve dhe Lookman (46') shënoi për Atalantën. Lookman e humbi penalltinë në minutën e 61-të.
Berat Gjimshiti u paraqit titullar për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 80-ta.
Club Brugge kualifikohet në të tetën e finales..