Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, është i preferuari i tifozëve të Al Ahly-t, siç e vërteton edhe periudha e kaluar, gjatë së cilës disa herë, të befasuar nga qëndrimi i trajnerit ndaj tij, ata insistuan për rikthimin e tij në ekipin e parë të klubit.
“Dhe, Alioski më në fund u rikthye, duke u paraqitur për Al Ahly në fitoren 4:2 ndaj Al Gharafa në Ligën e Kampionëve të Azisë.
E gjithë kjo u prit me entuziazëm të madh nga tifozët e klubit, të cilët pas ndeshjes e përshëndetën me ovacione futbollistin”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Alioski mori mbështetjen maksimale edhe nga bashkëlojtarët gjatë festimit të fitores ndaj Al Gharafa, duke bërë të qartë se vendi i tij është në ekipin e parë të Al Ahly-t.