Portieri i kombëtares së Kosovës më në fund ka fituar vendin e startuesit te skuadra e Hataysporit.
Këtë besim të trajnerit, ai po e shpërblen me punë të madhe, me paraqitje të mira në fushën e lojës.
Portieri i Kosovës ishte në mes të shtyllave në fitoren e Hatayporit fundjavën e kaluar.
Hatayspor fitoi 1-0, me Bekajn që e mbajti portën e paprekur.
Kështu, Bekaj ka zënë një vend në formacionin e javës së 24-të në elitën e futbollit turk.
Ky është formacioni i plotë i më të mirëve të kësaj jave në Turqi: