Berat Gjimshiti ka parë se si ëndrrat e Atalantës për një edicion si protagoniste në Ligën e Kampioneve të shuhen me një humbje 3-1 në shtëpi përballë Klub Bryzh. Një humbje e papritur që ka lënë një zhgënjim të madh, siç e pranoi pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar.
“Është e vështirë të gjesh fjalët, komplimente atyre. Në pjesën e parë kanë bërë tre gola në kundërsulm. Duke shënuar menjëherë komplikuan ndeshjen tonë. Gjëja më e rëndësishme ishte shpirti. Nuk u dorëzuam, tani duhet të rinisemi dhe mendojmë për kampionatin.
Ata kanë një skuadër të mirë, luajnë mirë futboll. Na vendosën më shumë në vështirësi në ndeshjen e parë se sa në të dytën, ku ishin vdekjeprurës. Në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të shkosh në disavantazh 0-3 në fund të pjesës së parë.
Tani duhet të karikojmë bateritë, të mësojmë nga gabimet dhe të rinisemi”, tha mbrojtësi shqiptar për ”Sky Sport” pas ndeshjes.