“Papritur vjen ai idioti Teo Hernandez dhe na ndihmon”, komenti i ish-sulmuesit holandez bën xhiron e rrjetit

Futboll

“Papritur vjen ai idioti Teo Hernandez dhe na ndihmon”, komenti i ish-sulmuesit holandez bën xhiron e rrjetit

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 07:44
Teo Hernandez

Tifozët e Fejenordit ia faturojnë kualifikimin e skuadrës së tyre në Ligën e Kampioneve kartonit të kuq të Teo Hernandez, i cili la Milanin me 10 lojtarë në pjesën e dytë të sfidës. Dhe legjenda e klubit holandez, Pierr Van Hojdonk, ka bërë një koment për “Ziggo PSort” që po bën xhiron e rrjetit.

“Një tjetër natë europiane e çmendur. Një Fejenord i drobitur, me shumë dëmtime dhe në disavantazh pas vetëm gjysmë minute… Pastaj papritur vjen ai idioti Teo hernandez që të na ndihmojë.

Një rezultat pa precedent. Është fantastike. Edhe për të gjithë klubin. Askush nuk e priste këtë në një periudhë kaq të turbullt. Askush”, tha Van Hojdonk.

Fjalët e tij janë shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi pakkush e parashikonte një reagim të tillë nga ish-lojtari i njohur i klubit të Fejenord dhe përfaqësueses holandeze duke etiketuar mbrojtësin e Milanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat