​Gjimshiti: Nuk ishim në nivelin e duhur, Brugge e meritoi kualifikimin

Futboll

​Gjimshiti: Nuk ishim në nivelin e duhur, Brugge e meritoi kualifikimin

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 08:40
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti nuk ishte i disponuar për të kërkuar alibi pasi Atalanta doli nga Liga e Kampionëve pas eliminimi nga Club Brugge.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani. Ne e urojmë Brugge-n, ata dhanë tre gola me tre kundërsulme, ata e dinin se çfarë po bënin dhe e bënë lojën tonë më të komplikuar”, tha Gjimshiti për “Sky Sport Italia”.

“Unë pashë shpirt nga skuadra, ne kurrë nuk u dorëzuam dhe pavarësisht kësaj disfate, ne duhet të ngremë kokën lart dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës në Serie A”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Gjimshiti nuk ishte i disponuar për të kërkuar alibi pas humbjes totale 5-2 në dy ndeshjet kundër Club Brugge.

“Ne kishim shumë lëndime, por Brugge është një skuadër e mirë, ata luajnë mirë dhe na shkaktuan më shumë probleme në ndeshjen e parë, por ishin vdekjeprurëse në kundërsulme. Ne duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë, sepse në një lojë si kjo nuk mund të humbasim 3-0 në pjesën e parë”, shtoi mbrojtësi.

Atalanta është gjithashtu jashtë Kupës së Italisë pas humbjes 1-0 në çerekfinale ndaj Bolonjës, kështu që tani i gjithë fokusi i tyre duhet të jetë në Serinë A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat