Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Futboll

Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 08:59
Kapiteni i Atalantas

Kapiteni i Atalantas, Rafael Toloi, mori një karton të kuq në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Club Brugge në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe shumë e konsiderojnë si një nga më të çmendurit në historinë e kësaj gare.

Pasi Maxim De Cuyper u përpoq të shpërqendronte Toloin gjatë një rivënieje, Toloi humbi durimin, tentoi ta godiste me top, humbi mundësinë dhe më pas e sulmoi dhe e rrëzoi në tokë.

Gjyqtari Felix Zwayer i tregoi menjëherë një karton të kuq dhe skena u bë virale dhe është me të vërtetë një nga më të çmendurat e parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Toloi, si kapiteni dhe lojtari më me përvojë në skuadër, duhet të kishte mbajtur gjakftohtësinë, por përkundrazi i “humbi” krejtësisht koka.

Ndryshe, Atalanta u mposht në shtëpi nga Club Brugge me rezultat 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 në dy ndeshjet e ‘play-off’ duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat