Kërkojnë rikthimin te fitorja

Futboll

Kërkojnë rikthimin te fitorja

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:31
Dinamo

Dinamo në kuadër të javës së 26-të të kampionatit pret Laçin në “Elbasan Arena”.

Duel që do të luhet ditën e premte në orën 15:00.

Ilir Daja prej ditësh ka vazhduar intensivisht stërvitjen për kurbinasit.

Dinamovitët për fatin e mirë kanë rikuperuar disa lojtarë dhe Daja do t’i ketë të gatshëm për duelin me bardhezinjtë.

Ndërkohë mungesa e vetme është Karamba, i cili është i pezulluar për duelin e radhës për shkak kartonësh.

Daja duhet të bëjë tashmë llogaritë pa mesfushorin, ndërsa do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 javësh.

Kujtojmë aktualisht se Dinamo ndodhet në vendin e 3-të me 41 pikë pas 25 javësh. Deri më tani kanë shënuar 36 gola dhe kanë pësuar 25 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat