Bintsouka kthehet në “çështje” te Partizani

Futboll

Bintsouka kthehet në “çështje” te Partizani

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:34
Archange Bintsouka

Archange Bintsouka është tashmë padiksutim lideri i Partizanit, i cili ka marrë përsipër të repartin e avancuar. Largimet e shumta në sulm kanë bërë që tashmë kongolezi të ketë më shumë përgjegjësi dhe të jetë ai pika mbështetëse e skuadrës.

Port e Partizani janë bërë me “dhimbje koke” dhe e ardhmja e 22-vjeçarit po streson drejtuesit. Kjo pasi Bintsoukas i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe në këto kushte mund të largohet falas në merkaton e verës.

Të kuqtë dëshirojnë rinovimin me të dhe po bëjnë maksimumin për ta bindur të rinovojë, në mënyrë që të mos largohet me parametra zero, por diçka e tillë nuk dëshirohet nga lojtari. Ky i fundit që në merkaton e verës ka deklaruar se nuk do të rinovojë dhe siç duket po i qëndron besnik vendimit të tij.

Ditë vendimtare pritet të jenë në vazhdim dhe mbetet të shihet nëse palët do të mund të gjejnë mes tyre një gjuhë të përbashkët apo në fund të sezonit do të ketë vetëm një shtrëngim duarsh dhe asgjë më shumë për “arkat” e “Demave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat