Gasperini i faturon largimin e Atalantës nga Championsi

Futboll

Gasperini i faturon largimin e Atalantës nga Championsi

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:39
Gasperini

Gasperini ka dalë nga vetja pas eliminimit të Atalantës nga Champions.

Trajneri ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Lukman, që humbi penalltinë.

“Nuk duhet ta godiste penalltinë. Është një nga lojtarët më të këqinj që kam parë për penallti. Ata që gjuajnë penallti janë De Ketelare dhe Retegi, por mesa duket ishte euforik dhe më pas erdhi ajo penallti.

Dikush tjetër mund ta humbiste gjithsesi, por nuk ishte veprim i mirë”, u shpreh Gasperini.

Nëse Lukman do të shënonte, rezultati do të shkonte 2-3 dhe gjithçka do të mbetej e hapur.

Kujtojmë se ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm për Atalantën në humbjen ndaj Klub Bryzh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat