Emri i Julian Hall po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në Europë.
Talenti i ri amerikan, që aktualisht luan për New York Red Bulls, ka përfunduar në fokusin e Borussia Dortmund dhe Barcelona, por edhe me disa klube të tjera të interesuara për profilin e tij.
Sipas mediave spanjolle, përfshirë “El Nacional”, Barça konsiderohet në “pole position” për të rrëmbyer 16-vjeçarin nga konkurrenca. Nxitimi i klubit katalanas vjen për faktin se skuadrat e tjera të Premier League, përfshirë Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, tashmë e kanë vënë syrin te sulmuesi i ri.
Një faktor që mund të lehtësojë lëvizjen e tij të hershme në Europë është shtetësia e tij e dyfishtë. Përveçse është amerikan, Hall ka gjithashtu një pasaportë polake, e cila do t’i lejonte atij të nënshkruante për një klub europian para se të mbushte 18 vjeç.
Borussia Dortmund mund të jetë një destinacion veçanërisht tërheqës për talentin e ri, duke pasur parasysh historinë e klubit të zhvillimit të lojtarëve amerikanë. Christian Pulisic shpërtheu në Dortmund apo Gio Reyna, aktualisht në skuadrën me verdhezinjtë.
Së fundi, nuk mund të përjashtohet që talenti i ri amerikan mund të mendojë edhe për një kalim në Leipzig, duke pasur parasysh lidhjen mes New York Red Bulls dhe skuadrës gjermane nën kujdesin e grupit Red Bull..