Trajneri i Burnemautit, Andoni Iraola, është shtuar në listën e ngushtë të kandidatëve për të drejtuar ekipin e Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Ai pritet të zërë vendin e Karlo Ançelotti, që mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Sipas “Daily Mail, planet e drejtuesve spanjollë tani përfshijnë Iraola si kandidat kryesor. Trajneri 42-vjeçar, që dy sezonet e fundit po shkëlqen në Premier Ligë, përfaqësohet nga e njëjta agjenci si Çabi Alonso.
Drejtuesit e Real Madrid kanë kohë që po përgatisin një strategji për të punësuar pasardhësin e Ançelotti dhe Çabi Alonso mbetet i preferuari. Por drejtuesit e Leverkuzenit i kanë garantuar qëndrueshmëri trajnerit të tyre, për ta bindur të qëndrojë.
Ndaj, vëmendja e Florentino Perez është zhvendosur te Iraola. Puna e tij te Burnemautit nuk ka kaluar pa u vënë re, me “cherries” që aktualisht janë të pestët në Premier League, duke luajtur një stil sulmues futbolli.
Iraola ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Burnemautit, duke e lënë klubin anglez të prekshëm ndaj një “sulmi” të mundshëm nga Real këtë verë.