Beson

Futboll

Beson

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:59
Bernardo Silva

Pasi humbi 2-3 në ndeshjen e parë play off të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, skuadra e Man. Sitit kërkon sot në “Bernabeu” një përmbysje historike, që do ta kualifikonte më tej. I bindur se “citizens” mund t’ia dalin mbanë është mesfushori Bernardo Silva.

“Goli im vitin e kaluar në Madrid? Do të doja ta bëja sërish sot.

Është gjithmonë e veçantë të shënosh në një stadium si ai.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë”, u shpreh portugezi pak para ndeshjes që do të luhet sot në mbrëmje.

“Kur luan kundër Real Madrid gjithnjë ka një përzierje emocionesh.

Ne i eliminuam dy herë, ata gjithashtu na eliminuan dy herë. Humbëm një herë në minutën e fundit, një tjetër në penallti. Sot do të jetë një ndeshje e mrekullueshme,” shtoi mesfushori portugez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat