I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:10
Sergio Conceiçao

“Kam bërë shumë gabime dhe vazhdoj t'i bëj. Dhe lojtarët e mi i bëjnë ato gjithashtu”.!

Trajneri i Milanhit Conceiçao ështël i zhgënjyer.

“Zhgënjimi është i madh, jemi të inatosur.

Bëmë një gabim në Roterdam dhe e përgatitëm ndeshjen për ta fituar, humbëm golin e dytë dhe disa mundësi. Kemi shumë gabime dhe tani duhet të mendojmë për kampionatin nga sot, pastaj është Kupa e Italisë.

Duhet të jemi më të fortë dhe të punojmë më shumë”. Kështu trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, pas barazimit 1-1 në San Siro kundër Feyenoord, i cili i dënoi kuqezinjtë me eliminim nga Champions League.

"Ne luajtëm për një kohë të gjatë pa një lojtar në Zagreb dhe sot episodi i Theos ndryshoi lojën, gjuajtja e tyre e vetme ishte gol - vazhdoi trajneri - Për mua është një humbje. Nuk është një situatë e re për mua, kam bërë shumë gabime dhe vazhdoj t'i bëj. Dhe lojtarët e mi i bëjnë ato gjithashtu. Fytyra e këtij eliminimi është e imja, jo e Theos".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat