Thuram befason me deklaratën

Futboll

Thuram befason me deklaratën

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:15
Marcus Thuram

Intervistë e gjatë e Marcus Thuram për “Cronache di Spogliatoio”. Sulmuesi francez i Interit foli për disa tema, përfshirë marrëdhënien me bashkatdhetarin e tij Kylian Mbappé: “Më pëlqen shumë ta ngacmoj, sa herë që kam mundësi.

Njihemi prej vitesh, që nga akademia e Clairefontaine. Ai ishte 13 vjeç, unë 14. Kemi një lidhje të shkëlqyer, kjo marrëdhënie ka mbetur e njëjtë.

Ai nuk mund të më ngacmojë mua, sepse jam një vit më i madh. Është një raport i ngjashëm me atë të shkollës”.

Thuram foli edhe për rolin e tij në sulmin e Interit: “Për mua është më e lehtë të luaj në një sulm me dy lojtarë, veçanërisht me Lautaron. Bëjmë gjëra të ndryshme. Në kombëtaren e Francës, kur luaj si sulmues i vetëm, e kam më të vështirë. Është një rol ndryshe në një kontekst taktik tjetër”.

Ai ndau edhe raportin e tij me babain, Lilian Thuram: “I shikojmë të gjitha ndeshjet bashkë, çdo herë duhet t’i rishoh me të për të kuptuar çfarë kam bërë mirë dhe çfarë kam gabuar. Ndonjëherë ka qenë më i ashpër, për të na dhënë ekuilibër. Ishte i rreptë për gjëra të vogla, ishte një baba me të cilin e kuptoje që nuk mund të bëje shumë shaka”.

Thuram kujtoi takimin e tij të parë me Interin, kur luante për Borussia Mönchengladbach. Në atë rast, u ndalua nga rojet e sigurisë në “San Siro”:
“I harroj shpesh gjërat, atë ditë harrova pasaportën. Kisha mbërritur pas trajnerit, kisha maskë dhe e hoqa duke menduar se do të më njihnin ata të sigurisë në hyrje të stadiumit ‘San Siro’. Por jo, e vetmja mënyrë për të më gjetur ishte të kërkonin emrin tim në Google”.

Në fund foli për ambientimin tek Interi: “Nuk është e vështirë të integrohesh në një ekip që sapo ka luajtur një finale të Ligës së Kampionëve. Edhe pse nuk e kishin fituar kampionatin, ishte e qartë se zikaltrit kishin skuadrën më të mirë. Për të luajtur me këta lojtarë nuk të duhet shumë inteligjencë. Mund të jesh edhe budalla, mjafton të kuptosh pak nga futbolli dhe gjithçka bëhet më e thjeshtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat