Ja sa vota i mori deri tash Ragipi në Kosovë, babai i Granit Xhakës

Futboll

Ja sa vota i mori deri tash Ragipi në Kosovë, babai i Granit Xhakës

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:19
Ragip Xhaka

Babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, i cili ishte kandidat për deputet për Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është në listën e 36 më të votuarve të kësaj partie.

Xhaka tashmë i ka marrë 11 mijë e 352 vota, derisa numërimi i votave është duke vazhduar.

Në fletëvotim, Xhaka ka garuar me numrin 34, të cilin e mban në fanellë Granit Xhaka, një numër i shenjtë ky për familjen Xhaka.

Duhet theksuar se Granit Xhaka është futbollist i Bayer Leverkusenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat