I zhgënjyer nga eliminimi

Futboll

I zhgënjyer nga eliminimi

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:45
Joao Felix

Te Milan janë ende të zhgënjyer për eliminimin nga Champions League. Barazimi 1-1 ndaj Feyernord në “San Siro” nuk ishte rezultati që kuqezinjtë prisnin, aq më tepër kur udhëhiqnin pas golit të shënuar që në minutën e parë.

“Ka shumë zhgënjim tek të gjithë ne. Edhe në nivel personal, doja shumë të luaja në Champions League me Milan, por në vend të kësaj luajta vetëm dy ndeshje”, u shpreh sulmuesi portugez Joao Felix.

Më tej, lojtari i ardhur në huazim nga Chelsea në merkaton e janarit shtoi: “Ky është futbolli. Ne të gjithë duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, nga ky eliminim, të rinj dhe të vjetër”.

“Ne po kontrollonim lojën dhe ishim gati të shënonim golin e dytë. Ata kurrë nuk kishin krijuar ndonjë rrezik në portën tonë. Pastaj, pas daljes së Theo Hernandez me të kuq ndeshja ishte krejtësisht ndryshe”, tha Joao Felix.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat