Kartoni i kuq tërboi Realin, Bellingam pezullohet më shumë se 1 ndeshje në La Liga!
Bellingam do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për dy ndeshje në La Liga. Ky është vendimi i marrë, pas kartonit të kuq që gjyqtari Munuera Montero tregoi ndaj tij kundër Osasunës.
Episodi në fjalë krijoi tension te Reali, ndërsa vetë kryesori është pezulluar dhe ndodhet nën hetim për konflikt interesi.
Bellingam do të qëndrojë jashtë për ndeshjet ndaj Zhironës dhe Betis. Një lajm aspak i mirë për Realin, që ka humbur kreun e kampionatit spanjoll.