Gëzim Bakiu dhe Ekrem Memedi janë prezantuar te klubi i tyre i ri, GFK Kumanovo, anëtar o Ligës së Tretë-Veri.
Bakiu i është bashkuar Kumanovës nga BVK-Konjare e Mesme e Shkupit, ndërsa Memedi nga Osogovo e Koçanit. Bakiu luan në pozitën e sulmuesit, kurse Memedi në pozitat e sulmuesit të krahut, mesfushorit dhe mbrojtësit majtak.
Memedi më herët ka luajtur për ekipet e Milanos dhe Vardarit në kategorinë e të rinjve, ndërsa në futbollin senior ka luajtur për Goblen, Vardar Forina, Skopje, Bashkimi dhe Osogovo nga ku vjen në radhët e Kumanovës.
Ndërkaq, Gëzim Bakiu më herët ka luajtur për skuadrat e Shkupit, Metalurgut, Vëllazërimi Kërçovës, Strugës Trim Lum, Vardar Forina dhe ekipit të BVK-së.
Bakiu në ndeshjen e parë miqësore të Kumanovës me ishklubin e tij BVK shënoi gol.