PSV-ja është kualifikuar vetëm në 3 nga 11 ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, në të cilat ka humbur ndeshjen e parë. Përkatësisht kundër Hajduk Splitit, çerekfinale 1975-76 (ndeshja e parë 0-2, kthimi 3-0); kundër Fenerbahçes, më 1978-79 (ndeshja e parë 1-2, ndeshja e dytë 6-1); dhe kundër Steaua Bukureshtit, 1989-90 (ndeshja e parë 0-1, ndeshja e dytë 5-1).
Juventusi është kualifikuar në 20 raundet e fundit me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, në të cilat ka fituar ndeshjen e parë, duke përfshirë të 11 raundet e Ligës së Kampionëve (që nga sezoni 1991-92). Eliminimi i fundit ndodhi përballë Rejnxhersit në sezonin 1978-79. Fitore 1-0 në ndeshjen e parë, humbje 0-2 në ndeshjen e kthimit.
Juventusi e ka mposhtur PSV-në dy herë në këtë Ligë të Kampioneve. Vetëm pesë klube kanë fituar tre ndeshje kundër një kundërshtari të vetëm në një edicion të turneut. Ajaksi në 1994-1995 (kundër Milanit), Bajerni i Mynihut në 1999-2000 (kundër Real Madridit); Liverpuli në 2006-2007 (kundër PSV), Mançester Junajtidi në 2007-2008 (kundër Romës), dhe Barcelona në 2014-2015 (kundër PSG).
Me suksesin e arritur në ndeshjen e parë, Juventusi mund të fitojë të dyja ndeshjet e një raundi eliminator të Ligës së Kampioneve për herë të parë që nga gjysmëfinalja 2016-17. Ata fituan kundër Monakos si në ndeshjen e parë (2-0) dhe në atë të dytë (2-1), por më pas humbën finalen kundër Real Madridit.
Juventusi ka barazuar tri ndeshjet e fundit jashtë fushe në Champions, dy të fundit pa gola (kundër Aston Vilës dhe Bryzhit). Hera e fundit që bardhezinjtë patën një seri më të gjatë barazimesh radhazi në Ligën e Kampioneve ishte midis shtatorit 1998 dhe tetorit 2000 (7).
PSV-ja është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet kryesore europiane (7F, 5B) dhe ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi. Hera e fundit që PSV fitoi të paktën katër ndeshje radhazi në shtëpi në Champions daton në periudhën midis majit dhe dhjetorit 2005 (4).
Falë Fransisko Konseisaos (23) dhe Kenan Jildiz (20), për herë të parë që nga Liga e Kampioneve 2014-2015, dy lojtarë të Juventusit kanë kryer të paktën 20 driblime në një edicion të vetëm të turneut. Në 2014-2015 dyshja e Juventusit e formuar nga Karlos Tevez (29) dhe Alvaro Morata (20) regjistruan këtë statistikë.
Ivan Perisiç shënoi në ndeshjen e parë kundër Juventusit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë në Champions me PSVnë. Me atë gol, Perisiç u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e PSV-së në Ligën e Kampioneve (36 vjet e 9 ditë).