Skuadra e Shkupit po përgatitet për sfidën e radhës në kampionat pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Rabotniçkit.
Shkupjanët synojnë trepikëshin e radhës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Ekipi i FC Shkupit është duke vijuar me përgatitjet për përballjen e radhës në kampionat kundër Brerës, që do të zhvillohet të dielën në Strumicë. Nën drejtimin e trajnerit Alparslan Erdem, skuadra po punon me intensitet të lartë dhe me përkushtim maksimal për të arritur objektivin kryesor – fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Lajmi i mirë për stafin teknik dhe tifozët bardhekaltër është se ekipi është i plotë, pa mungesa apo probleme fizike, duke u mundësuar trajnerit Erdem të punojë me të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion. Seancat stërvitore po zhvillohen me intensitet të lartë, ku fokusi është tek përgatitja taktike dhe përsosja e skemave të lojës për sfidën e radhës.
Pas fitoreve të rëndësishme kundër Strugës, Besës dhe Rabotnickit, Shkupi është në një moment pozitiv dhe synon ta vazhdojë këtë ecuri të shkëlqyer me një tjetër triumf në kampionat. Ndeshja kundër Brera pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën, pasi çdo pikë është vendimtare në garën për objektivat sezonal.
Atmosfera në kamp është mjaft e mirë, me ekipin të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë.
Të dielën në Strumicë, synimi është i qartë – tri pikë dhe vazhdimi i serisë pozitive!”, njofton FC Shkupi.