Mbrëmë u eliminua nga Champions, FSHF-ja sot i shkruan publikisht Berat Gjimshitit

Futboll

Mbrëmë u eliminua nga Champions, FSHF-ja sot i shkruan publikisht Berat Gjimshitit

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 15:13
Berat Gjimshiti

Sot është një ditë e veçantë për një nga liderët e Kombëtares shqiptare. Berat Gjimshiti feston ditëlindjen.

Mbrojtësi kuqezi ka mbushur sot plot 32-vjeç. Në këtë ditë speciale për të, të shumta janë urimet.

Një prej tyre vjen ngë FSHF-ja, ku i urojnë gëzuar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura Berat Gjimshiti”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbrojtësi ishte i pafat, teksa me Atalantën u eliminuan nga Club Brugge në “Play-Off” të Champions League, me italianët që i japin fund këtu aventurës së tyre në këtë turne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat