​Takohen Ademi e Duka, kreu i FFK-së tregon çfarë biseduan

Futboll

​Takohen Ademi e Duka, kreu i FFK-së tregon çfarë biseduan

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 15:15
Foto nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar në Tiranë me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka në kuadër të një pritjeje që FSHF e ka organizuar për të parin e federatës së futbollit të Holandës, Frank Paauë.

Në këtë takim, Ademi ka bërë të ditur se me Dukën biseduan rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

“Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”, ka shkruar Ademi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat