I pakënaqur me klubin

Futboll

I pakënaqur me klubin

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:02
Luis Diaz

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz thuhet se i është ofruar Barcelona-s dhe se e ardhmja e tij në Anfield është e pasigurt.

Kontrata e tij me drejtuesit e Premier League është caktuar të skadojë në vitin 2027, por ai ende nuk ka rënë dakord për një rinovim me klubin.

28-vjeçari thuhet se po kërkon një rritje të ndjeshme të rrogës në kontratën e tij të ardhshme, diçka që Reds duket se nuk duan ta ofrojnë.

Me dy vjet të mbetura nga kjo marrëveshje aktuale, gjigantët e Anfield e dinë se do të përfitonin një shumë të mirë për Luis Diaz nëse e shesin atë tani, dhe jo më vonë.

Këtu del në pah interesimi i Barcelona-s. Është përfolur shumë se lojtari kolumbian pëlqen shumë klubin katalanas, duke hapur derën për një lëvizje të mundshme në Spanjë në verën e ardhshme.

Sipas një raporti nga El Chiringuito TV, përfaqësuesit e Diaz po planifikojnë tashmë takime me drejtuesit e Barçës.

Problemi i vetëm me çdo marrëveshje të mundshme do të ishte kostoja për Blaugranët.

Dihet tashmë se klubi i Camp Nou është në vështirësi financiare, duke ngritur pikëpyetje se si mund të përballojnë të nënshkruajnë me Luis Diaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat