Djali i Buffon ‘tradhton’ Italinë

Futboll

Djali i Buffon ‘tradhton’ Italinë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:10
Buffon, babë e bir

Babai i tij është një legjendë e gjallë e Italisë dhe futbollit botëror, por djali i portierit Gianluigi Buffon duket se nuk do të veshë kurrë fanellën e axurëve.

Mbiemrin Buffon do të vazhdojmë ta shohim në fushën e blertë edhe në vitet në vijim.

Në rang kombëtaresh, Louis Thomas Buffon do të përfaqësojë Çekinë, andej prej nga vjen nëna e tij.

Edhe pse vetëm 17 vjeç, ende i ri në rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist, Louis është ftuar nga Kombëtarja e Çekisë për t’i përfaqësuar ngjyrat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat