Superiorja ditën e premte

Futboll

Superiorja ditën e premte

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:18
Tabela

Superiorja ditën e premte dhe të shtunë do të luajë ndeshjet e fundit të fazës së 3-të të kampinatit. Tashmë jemi vetëm 90 minuta larg fazës së 4-të, e cila është edhe faza më vendimtare e sezonit, pasi çdo pikë dhemb shumëfish.

Deri më tani janë luajtur 25 javë dhe pas këtyre sfidave Egnatia kryeson e shkëputur nga ndjekësit. Kampionët aktuale kanë 4 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, 7 më shumë se Dinamo dhe  8 më shumë se Partizani.

Renditja nga vendi i 5-të deri te i 10-ti vazhdon kështu:, Laçi, Elbasani, Tirana, Bylis, Teuta dhe Skënderbeu. Ndërkohë ekipi që ka shënuar më shumë gola deri më tani është Vllaznia që udhëheq me 41 gola, pas saj vijnë Diamo dhe Egnatia me nga 36-të dhe më pas Partizani me 30.

Ekipi që ka pësuar më pak gola është Egnatia, 19, ndërsa pas saj renditen Partizani, Laci, Dinamo Dhe Vllaznia. Ndërkoë skuadra që ka pësuar më shumë është Teuta me 37 të tillë.

Ekipi me më shumë fitore është Egnatia me 14, ndërsa me më shumë barazime është Tirana, 14, teksa më shumë humbje ka Skënderbeu, 13.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat