Marcus Thuram: Nuk të duhet shumë inteligjencë për të luajtur tek Interi

Futboll

Marcus Thuram: Nuk të duhet shumë inteligjencë për të luajtur tek Interi

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:21
Marcus Thuram

Marcus Thuram në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, ka folur për disa tema, duke përfshirë marrëdhënien me Kylian Mbappé: “Më pëlqen ta ngacmoj, e njoh që nga akademia e Clairefontaine.

Ai ishte 13 vjeç, unë 14. Kemi një lidhje të shkëlqyer, ai nuk mund të më ngacmojë sepse jam një vit më i madh. Është një raport si ai i shkollës”.

Për rolin e tij në sulmin e Interit, ai tha: “Më pëlqen të luaj me dy sulmues, veçanërisht me Lautaron. Në kombëtaren e Francës, kur luaj si sulmues i vetëm, është më e vështirë”.

Thuram foli gjithashtu për raportin me babain, Lilian: “I shikojmë të gjitha ndeshjet bashkë dhe më ndihmon të analizoj gabimet. Ai ka qenë i rreptë për detajet dhe nuk ka pasur shumë mundësi për shaka”.

Për ambientimin tek Interi, ai tha: “Nuk ishte e vështirë të integrohesha në një ekip që sapo luajti finale të Ligës së Kampionëve. Nuk të duhet shumë inteligjencë për të luajtur me këta lojtarë, mjafton të kuptosh pak nga futbolli dhe gjithçka bëhet më e thjeshtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat