Liverpooli sakrifikon Nunez dhe ofron edhe para për rrëmbyer Isak nga Newcastle

Futboll

Liverpooli sakrifikon Nunez dhe ofron edhe para për rrëmbyer Isak nga Newcastle

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:23
Isak e Nunez

Liverpooli është gati të bëjë një ofertë shumë joshëse për të sjellë sulmuesin Alexander Isak te “Ther Reds” verën e ardhshme. Sipas Football Insider, skuadra angleze është gati të sakrifikojë Darwin Nunez dhe së bashku me një shumë financiare për të sjellë suedezin në Anfield.

Lëvizja do të shkundë tregun anglez dhe atë ndërkombëtar të transferimeve, pasi Isak, i vlerësuar në mbi 100 milionë paund, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Newcastle.

Me 17 gola në Premier League deri më tani, ish-lojtari i Real Sociedad ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore dhe pavarësisht se bardhezinjtë së fundmi kanë bllokuar çdo përpjekje për ta shitur, Liverpool duket i vendosur të bëjë një ofertë që mund të kënaqë kërkesat e skuadrës së Eddie Howe.

Nunez, i cili mbërriti në Liverpool nga Benfica në vitin 2022 për 75 milionë euro plus 25 milionë bonuse, nuk ka kënaqur asnjëherë pritshmërit e tifozëve në dy sezonet e fundit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat