Juventus dhe Inter janë shpresat e vetme

Futboll

Juventus dhe Inter janë shpresat e vetme

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:24
Pamje nga ndeshja

E marta e zezë për futbollin italian në Evropë rëndon edhe shpresat e Serisë A për të pasur 5 skuadra në Champions League në sezonin ardhshëm. Gafa e Theo Hernandez i kushtoi shumë Milanit mbrëmjen e djeshme, duke u eliminuar nga Feyenoordi.

Kuqezinjtë e nisën me gol pas 40 sekondash, por më pas ndëshkimi i francezit me dy karton të verdhë ndikoi në ndeshje.

Ky eliminim do të bëjë që Milani të humbasë 11 milionë euro që do të merrte nëse do të kalonte në turin tjetër.

Tashmë skuadra e Concecaos duhet të punojë shumë në kampionat për të arritur në 4 vendet e para, pasi në të kundërt do të ishte një dështim i madh.

Eliminimi i Milanit dhe Atalantës do të ndikojë shumë në renditjen e UEFA-s. Për momentin Italia ndodhet pas Spanjës dhe Anglisë.

Shpresa e Italisë është që Juventusi të sigurojë sonte kualifikimin ndaj PSV. Interi është skuadra tjetër italiane që është e kualifikuar në fazën e 1/8-ve dhe është skuadra që ka rendimentin më të mirë në Champions në sezonet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat