Gjyqtari Montero i shokuar

Futboll

Gjyqtari Montero i shokuar

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:43
Munuera Montero

Munuera Montero thotë se është tmerruar së fundmi me fyerjet dhe kërcënimet që i mori kohët e fundit, ndërsa u pezullua përkohësisht nga referimi.

Madje, gjyqtari spanjoll thotë se po ndihet jo i sigurt dhe se është izoluar në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, Montero siguron se nuk është paguar nga askush dhe ndihet plotësisht i pastër në profesionin e tij, të cilin thotë se e kryen me nder, me krenari dhe me kënaqësi.

“Jam izoluar në shtëpinë time.

Njerëzit po i fyejnë nipat e mi, po i sulmojnë vëllezërit dhe motrat e mia, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të hesht.

Asnjë subjekt sportiv nuk më ka paguar asnjë cent në jetën time, kurrë, kurrë”, u shpreh Montero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat