Guardilola flet para ndeshjes me Real Madridin

Futboll

Guardilola flet para ndeshjes me Real Madridin

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:59
Pep Guardiola

Pep Guardiola dha një deklaratë shumë të çuditshme para dy ditësh sa i përket ndeshjes së kthimit me Real Madrid. Trajneri i Manchester City u shpreh se ekipi i tij ka vetëm 1% shans që të kualifikohet kundër spanjollëve.

“Nëse rezultati do të ishte 2-1, do të flitej ndryshe, por me shifrat 2-3, më duhet të them se kemi vetëm 1% shans që ta kalojmë Real Madridin”, tha Guardiola. 

Nga krahu tjetër Anceloti u shpreh me humor se do ta pyes prapë Guardiolën nëse vërtet e mendon një gjë të tillë përpara nisjes së takimit.

Por e gjitha kjo ishte thjeshtë një lojë psikologjike e trajnerit të Manchester City, që e pranoi pak para takimit: “Po gënjeja, ne kemi më shumë se 1% shans të kualifikohemi ndaj Realit”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat