Vendimi i federatës pas asaj që ndodhi më 9 shkurt me protestën e Adana Demirspor dhe polemikat e fundit
Për derbin e radhës të Stambollit mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, Federata Turke e Futbollit ka vendosur t'i besojë drejtimin e ndeshjes një arbitri të huaj.
Zgjedhja vjen si përgjigje ndaj polemikave në rritje për arbitrat dhe veçanërisht pas episodit të 9 shkurtit, gjatë ndeshjes mes Adana Demirspor dhe Galatasaray. Me atë rast, një penallti e kontestuar, e akorduar për ekipin e Galatas bëri që kundërshtarët të largoheshin nga fusha në shenjë proteste.
Dy javë më parë, vetë José Mourinho lëshoi një batutë për arbitrimin në favor të klubit tjetër nga Stambolli. Dhe fjalët e tij morën shumë mbështetje në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
"Një arbitër i huaj do të jetë në krye të kësaj ndeshjeje - deklaroi Presidenti i federatës, Ibrahim Haciosmanoglu - Për t'i dhënë fund polemikave dhe për të mos vënë në pozitë të vështirë arbitrat tanë”.