Borussia Dortmund - Sporting, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Borussia Dortmund - Sporting, publikohen formacionet zyrtare

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 18:01
Publikohen formacionet zyrtare

Borussia Dortmund – Sporting, kjo është ndeshja e parë e kësaj mbrëmjeje të Champions League.

Sfida nis në orën 18:45 dhe luhet në “Signal Iduna Park”.

Ndeshja e parë në transfertë e verdhezinjve u mbyll me sukses. Gjermanët fituan 0-3 dhe janë krejtësisht të favorizuar për t’u kualifikuar më tej në Champions League.

Formacionet zyrtare janë publikuar tashmë dhe kryesisht nuk ka surpriza. Verdhezinjtë do të luajnë me Gittens, Brandt, Adeyemi dhe Guirassy në sulm, kurse miqtë me treshen Biel, Harder dhe Quenda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat